U zhvillua “Masakra e Rancës”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë mbi popullsinë civile, e zhvilluar në Livadhin e Gjatë të fshatit Greiçevc të komunës së Suharekës.
U nënshkrua “Marrëveshja Hollbruk–Millosheviq”, marrëveshje ndërmjet emisarit amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbruk (Richard Holbrooke) dhe Millosheviqit, e arritur në Beograd. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve që zgjatën nëntë ditë.
U zhvillua “Lufta e Ferizajt”, njëra nga përpjekjet e organizuara të rezistencës antikomuniste për t’iu kundërvënë ripushtimit të Kosovës nga njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave.