Mirush Kabashi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Mirush Kabashi, aktor i teatrit dhe i kinematografisë, Artist i merituar. Lindi në Shkodër, në vitin 1948. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Akademinë e Arteve (1970). Filloi punën në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në vitin 1994 kaloi në Televizionin Shqiptar dhe nga viti 2002 në Teatrin Kombëtar. Ka interpretuar mbi 100 role në teatër dhe 20 role në kinematografi. Si aktor, kryesisht i planit komik e satirik, ka krijuar figura të spikatura, si Shazivari në filmin “Koncert në vitin 1936” (1978), Nikollaqi në filmin “Karnavalet” (1980), Brahushi në filmin “Dora e ngrohtë” (1983), për të arritur te figura e Sokratit (“Apologjia e Sokratit” e Kosta Varnalis, 1997), me të cilin fitoi edhe çmimin e madh “Sfinksi i Artë” në Festivalin e 9-të Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro (1997). Në vitin 1989 u vlerësua si Aktori më i Mirë i Festivalit Kombëtar të Teatrit dhe në vitin 2002 fitoi çmimin e aktorit më të mirë si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apolon 2002”. Me lojën e tij, që dallohet për origjinalitet, elegancë e plastikë të përpunuar, Mirush Kabashi ka mishëruar tipa të papërsëritshëm nga rrethe të ndryshme shoqërore, që nga lashtësia deri sot. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”. (Në fotografi: Mirush Kabashi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1080.

Fotografia: © https://www.koha.net/en/culture/401564/mirush-kabashi-share-emblems-of-idealistic-art-acting/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img