Bule Naipi

Lexo ngjarje:

U var në burgun e Gjirokastrës Bule Naipi, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Gjirokastër, në vitin 1924. Anëtare e Partisë Komuniste Shqiptare menjëherë pas themelimit të saj. Mori pjesë në demonstrata antifashiste; punoi për përhapjen e ideve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në popull e veçanërisht në radhët e të rejave e grave të Gjirokastrës, Libohovës e Konispolit. Për një kohë punoi në zonën e çliruar të Kurveleshit. Ishte një ndër organizatoret e grevës së bukës në Gjirokastër (1943). U kap në befasi nga forcat naziste dhe veglat e tyre, në korrik 1944, u torturua në burgun e Gjirokastrës dhe u var po atë muaj. (Në fotografi: Bule Naipi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1806–1807.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Bule_Naipi

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img