Në Tiranë lindi Arben Shaka, aktor i humorit, regjisor, mjeshtër i pantonimës dhe skenarist i disa filmave vizatimorë. Arben Shaka ka një karrierë rreth 33 vjetësh, krijues në cirkun kombëtar, në teatrin e varietesë, televizion, kinematografi etj. E filloi karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton rolin e shoferit ne pantomimën “Shoferi dhe pasagjeri”. Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1968, nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës. Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore dhe këtu ka një të përbashkët me artin e bukur të cirkut. Me punë të lodhshme, shumë djersë dhe pasion, Arben Shaka arriti të jetë i suksesshëm në Cirkun dhe Estradën e Tiranës. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku Arben Shaka luante në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjera si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë. Për herë të parë merr pjesë në një film në vitin 1969, “Perse bie kjo daulle”. Më pas vazhdon përsëri në filmin e dytë në vitin 1972, “Odiseja e tifozëve”, dhe po në të njëjtin vit shfaqet në filmin “Kapedani” si një nga të rinjtë e fshatit. Arben Shaka është nderuar me medaljen “Naim Frashëri”. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2022. (Në fotografi: Arben Shaka)
Teksti: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/profil-i-aktorit-te-humorit-arben-shaka/
Fotografia: © https://www.koha.net/kulture/307524/arben-shaka-ndash-portreti-i-aktorit-te-cirkut-ne-shqiperi/
Përpunim grafik: AHCF




