Në Napoli doli numri i parë i gazetës “L’Albanese d’Italia” (“Shqiptari i Italisë”), gazetë politike, shoqërore e letrare në italisht, pjesërisht edhe arbërisht.
Në Frashër të Dangëllisë (Përmet) lindi Mehdi Frashëri, kryeministër i Shqipërisë në vitet 1935–1936, funksionar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane dhe në shtetin shqiptar, veprimtar politik.
U nda nga jeta Jeronim de Rada, poet, publicist, folklorist, filolog, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Mësues i Popullit.
U zhvillua “Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Likoshan dhe Qirez të komunës së Skënderajt.