1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës

Lexo ngjarje:

Dita Ndërkombëtare e Punës është vendosur si pasojë e luftës së punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Lëvizja nisi në vitin 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886, orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8 orë”. Më 1 maj 1886 mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, nisën grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore, u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre. Tri vite më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e 1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve të botës. Sot, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Në Republikën e Shqipërisë është përfshirë në listën e festave zyrtare. (Në fotografi: Fotografi ilustruese nga festimet e 1 Majit në Shqipëri.)

Teksti: Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fotografia: © https://thealbanianprofile.com/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img