Agim Bajrami

Lexo ngjarje:

Në fshatin Stagovë të Kaçanikut lindi Agim Bajrami, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Në vitin 1981 ishte një nga organizatorët e demonstratave në Kaçanik dhe në qytete të tjera të Kosovës. Veproi brenda dhe jashtë vendit. Ishte anëtar i organizatës Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në vitin 1988 shkoi ushtar në armatën e ish-Jugosllavisë, ku më pas u dënua me 5 vjet burg. Pas amnistisë dhe lirimit nga burgu më 1991, emigroi në Zvicër, ku e vazhdoi aktivitetin politik në mesin e mërgimtarëve. Me shpërthimin e luftës u kthye në Kosovë dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Drenicës. Më pas Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ngarkoi me formimin e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrethin e Kaçanikut. U vra në Kaçanik, në vitin 1998. Në qendër të qytetit të Kaçanikut i është ngritur shtatorja, ndërsa më 2016-n, nga Presidentja e Republikës së Kosovës u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Agim Bajrami)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 98.

Fotografia: © https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=455167

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img