Aleko Prodani

Lexo ngjarje:

Lindi në Korçë Aleko Prodani, aktor i humorit, Artist i merituar. Kreu shkollën e mesme pedagogjike në vitin 1956. Punoi mësues në fshatin Moglicë. Nisi të aktivizohet qysh në vitin 1956, kryesisht në qytetin e Maliqit, në grupin amator të teatrit dhe të estradës. Është ndër aktorët themelues të Estradës profesioniste të Korçës. Më vonë punoi për pak kohë në Estradën e Ushtarit, pastaj rishtazi u kthye në trupën e Estradës së Korçës dhe aty u afirmua si ndër aktorët më të shquar të saj, me një profil të patjetërsueshëm artistik. I shkathët, me fantazi, energjik, i përshtatshëm ndaj rrjedhës së papritur të ngjarjeve dhe thyerjeve të veprimit skenik, nga njëra anë, po ashtu improvizues, organik dhe i atypëratyshëm në raport me partnerin, nga ana tjetër, sakaq ai u dallua edhe për sensin e hollë të lojës, për aftësinë dhe qasjen vetëdemaskuese kundrejt personazheve. Kishte dhunti të mira vokale si kupletist e parodist. Aleko Prodani ka luajtur qindra role në gjinitë e shkurtra të humorit, si: komedi me një akt, skeçi, parodia, dialogu, monologu, pantomima etj. Aleko Prodani është një nga aktorët humoristë shqiptarë me individualitet të qartë e të papërsëritshëm; elegant, i pastër, fin. Bën një lojë të kulturuar, pa banalizime e vulgarizime. Shfrytëzon me efikasitet të plotë situatën komike ku ndodhet personazhi, duke operuar me një përshtatshmëri aktoriale të lakmuar dhe duke e veshur sjelljen e këtij personazhi me një mori hollësish, detajesh e gjetjesh komike të mprehta. U nda nga jeta në skenë, më 2 maj 2006. (Në fotografi: Aleko Prodani)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Aleko_Prodani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anastas Kondo

U nda nga jeta Anastas Kondo, shkrimtar, skenarist.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img