Aleks Baqli

Lexo ngjarje:

Në spitalin e Romës u nda nga jeta at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare. Lindi në Shkodër, në vitin 1918. Kreu gjimnazin “Illyricum” më 1939. Studimet e larta për teologji dhe filozofi i kreu në Siena të Italisë. U shugurua më 28 qershor 1942. Qe drejtues i Shoqnisë Antoniane, profesor i stilistikës dhe i historisë së Mesjetës e asaj Moderne në liceun “Illyricum” (Shkodër) etj. Jepte dhe lëndën e dogmës dhe të moralit në shkollën e lartë të teologjisë ndër fretër. Shkroi dramën “Skanderbeu”, që u luajt disa herë në Shkodër përpara vendosjes së komunizmit. Shërbeu për shumë vite në kishën e Gjuhadolit e më pas në atë të Arrës së Madhe të Shkodrës. Ishte dëshmitar i vendosjes së armëve në kishë nga Sigurimi, në nëntor 1946. Për këtë arsye u arrestua më 11 nëntor të vitit 1946 dhe u akuzua për “agjitacion e propagandë dhe përpjekje për rrëzimin e pushtetit popullor me armë”. U lirua më 1956. U arrestua sërish më 1976 dhe u dënua me dhjetë vjet heqje lirie. U lirua më 1987. Pas rihapjes së kishave, rifilloi shërbimin në kapelën e varrezave në Shkodër. Më pas shërbeu edhe në disa kisha të ndryshme të qytetit e të disa fshatrave përreth. U nda nga jeta në vitin 1993. U varros në varrezat e Rrmajit, në Shkodër. (Në fotografi: Aleks Baqli)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 152-153.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img