Anastas Kondo

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Anastas Kondo, shkrimtar, skenarist. Lindi në Kuçovë, në vitin 1937. Më 1961 kreu studimet e larta në Universitetin e Shën Petërsburgut, Fakultetin e Gjeologjisë, katedrën e paleontologjisë. Që në bankat e shkollës së mesme u dallua pasioni i tij për letërsinë dhe artet. Puna e inxhinierit gjeolog me lëvizjet e shumta anekënd atdheut dhe njohja me njerëz të ndryshëm e frymëzuan të shkruante reportazhe e më vonë tregime që filluan të botohen në organet e shtypit, si “Zëri i Rinisë”, “Drita” etj. Më vonë do të botoheshin edhe romane që do të tërhiqnin vëmendjen e lexuesve dhe të kineastëve. Në vitet 1973–1976 ka qenë sekretar për letërsinë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe nga 1976–1983, Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve. (Në fotografi: Anastas Kondo)

Teksti: Viktor Gjika

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/anastas-kondo-1937-2006-perkujtimore/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Abdullah Tahiri

Në burgun e Dubravës u ekzekutua nga forcat serbe Abdullah Tahiri, veprimtar politik, nismëtar i parë për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Anamoravë, dëshmor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img