At Lekë Luli

Lexo ngjarje:

Në Kastrat të Malësisë së Madhe lindi at Lekë Luli, klerik katolik, drejtor i Shoqërisë Antoniane (1938–1939). Mësimet fillore dhe të mesme i mori në Kolegjin Françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat, për teologji, në Kolegjin e Shën Antonit në Romë. Më 14 korrik 1928, në Troshan të Lezhës krijoi rrjetin e Noviciatës. Më 1931 u shugurua meshtar. Meshën e parë e dha më 28 dhjetor 1935. Pas kthimit në Shqipëri, dha mësim në gjimnazin “Illyricum” (Shkodër). Në vitet 1938–1939 shërbeu si drejtor i Shoqërisë Antoniane të Shkodrës. U vra nga forcat partizane të batalionit “Perlat Rexhepi” rrugës për në Pac (Bytyç) të Tropojës, në vitin 1944. (Në fotografi: Lekë Luli)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 112–113.

Fotografia: © https://www.zemrashqiptare.net/news/59389/fritz-radovani-at-lek-luli-u-vra-.html

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img