Avni Mula

Lexo ngjarje:

Në Gjakovë lindi Avni Mula, këngëtar bariton, kompozitor, Artist i Popullit. Kreu studimet e larta në konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës, ku u diplomua këngëtar lirik (1957). Filloi punën si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes të cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore e skenike. Ndër to veçohen figura e Figaros (“Berberi i Seviljes”, Rosini), e Oneginit (“Eugjen Onegin”, Çajkovski) dhe e Gjetës (“Mrika”, Prenk Jakova). Zhvilloi veprimtari të pasur koncertore brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60 të shekullit XX, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas, si autor i veprave të mëdha vokale-koncertore (kantata, poema vokale etj.) dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” (1978) dhe opera “Borana” (1984). Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë, është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit” të klasit I dhe me urdhrin “Nderi i Kombit”. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2020. (Në fotografi: Avni Mula)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1772.

Fotografia: © https://shqiptarja.com/lajm/shuhet-ne-moshen-92vjecare-kompozitori-avni-mula

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img