Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Bashkimi Evropian

Lexo ngjarje:

Filloi lëvizja e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian. Atë ditë në Paris, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”. Ai propozoi krijimin e një institucioni evropian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake. Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 majin si “Dita e Evropës”. Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Evropës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist. Është mjaft domethënës fakti që për shqiptarët, ideja e ndryshimit u njësua me bashkimin në familjen e madhe evropiane. Rruga e vetme për t’u ndarë nga izolimin tragjik dhe prapambetjen e thellë ekonomike, u njësua me integrimin evropian, përmes ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në vitin 1990, të dyja palët nënshkruan Marrëveshjen për Tregtinë dhe Bashkëpunimin në vitin 1992, e cila konkretizoi për herë të parë përpjekjet shqiptare për afrim dhe ndihmë nga Bashkimi Evropian. Për popullin shqiptar, Evropa është një prioritet që ka arritur të gjejë tashmë konsensus nga të gjitha forcat politike, sepse të ardhmen dhe zhvillimin e tyre ato e shohin si pjesë e familjes së madhe evropiane. (Në fotografi: Flamuri i Bashkimit Evropian)

Teksti: Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Hafiz Ymer Bakalli

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img