Basri Canolli

Lexo ngjarje:

Në fshatin Marec të Prishtinës lindi Basri Canolli, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Në vitet 1997, së bashku me vëllezërit shkoi në Mal të Zi, ku arriti të sigurojë armatim për nevoja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po atë vit iu bashkua njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku iu ngarkuan detyra ushtarake në zonat operative të Llapit dhe të Karadakut. Në qershor 1998 kaloi në Zonën Operative të Drenicës dhe më pas në Zonën e Karadakut, ku u caktua në njësitin pararojë të Brigadës 153. Më 16 qershor mori pjesë në mbrojtjen e popullatës civile në fshatrat e Kamenicës, që sulmoheshin nga bandat serbe. Më 1999 ra në një përballje të drejtpërdrejtë me forcat serbe në fshatin Lashtar të Kamenicës. Në vitin 2012 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Basri Canolli)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 253–254.

Fotografia: © https://www.rrenjet.iamalbanian.com/index.php?route=%2Ftree%2Falbanian%2Findividual%2FX13016%2FBasri-Canolli

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img