Clirimi i Shqipërisë nga çdo detyrim që rridhte prej Traktatit të Varshavës

Lexo ngjarje:

Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin e posaçëm, që çlironte juridikisht Shqipërinë nga çdo detyrim që rridhte prej Traktatit të Varshavës. Traktati i Varshavës ishte aleancë politiko-ushtarake ndërmjet Bashkimit Sovjetik, Çekosllovakisë, Republikës Demokratike Gjermane, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Shqipërisë, e nënshkruar në Varshavë (Poloni) më 14 maj 1955, me një afat prej 20 vjetësh. Dispozitat e Traktatit të Varshavës parashikonin konsultime të ndërsjella ndërmjet shteteve pjesëmarrëse për probleme të rëndësishme ndërkombëtare, për veprimet e përbashkëta për ndihmë ushtarake në rast të një sulmi të armatosur ose të një kërcënimi mbi njërin ose disa anëtarë të traktatit. Parashikohej ekzistenca e forcave të armatosura të përbashkëta, të parapërcaktuara për veprime, nën një komandë të bashkuar, me një doktrinë unike dhe me një shkallë të caktuar organizimi e bashkëpunimi. Forcat e armatosura të Traktatit të Varshavës numëronin 4800000 veta, rreth 65000 tanke, rreth 11000 aeroplanë luftarakë dhe rreth 1000 anije luftarake të mëdha. Në shkurt 1991 u nënshkrua në Budapest shkrirja e Traktatit të Varshavës. (Në fotografi: Evropa në vitin 1960)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2736–2737.

Fotografia: © https://www.britannica.com/event/Warsaw-Pact

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img