Dalip Merlika

Lexo ngjarje:

Pas dënimit me vdekje, u ekzekutua Dalip Merlika, nacionalist e ushtarak. Ishte djali i pestë i Haxhi Faj Merlikës. Lindi në Krujë, në vitin 1911. Shkollën qytetëse e kreu në Krujë. Më 1927 filloi të mesmen në Itali. Prej këtu u vendos në Zarë të Dalmacisë. Tri vite të shkollës i kreu në Zarë, kurse vitin e katërt kreu kursin njëvjeçar për motorist avionësh në Trieste. Fitoi dhe patentën e tretë për avionë gjuajtës luftarakë. Që këtu shkoi në Ankona dhe studioi për shkollën industriale në Institutin e Fermos (1930–1936). Më 1937 u kthye në Shqipëri. Me ndërhyrjen e Abaz Kupit kreu shkollën e plotësimit të oficerëve në Tiranë dhe, pas mbarimit të ushtrisë, u emërua në Kuçovë si administrator teknik i puseve të naftës. Pas pushtimit italian, u largua nga Kuçova. Me propozim të kryetarit të bashkisë së Krujës, Qamil Belegut, u emërua sekretar i bashkisë, detyrë të cilën e kreu deri më 1944. Në shtator të po atij viti u bashkua me forcat vullnetare nacionaliste të komanduara nga Abaz Kupi, deri në largimin e tij nga Shqipëria. Vazhdoi luftën e rezistencës kundër forcave komuniste deri më 3 nëntor 1949, kur u arrestua në Hamallaj të Durrësit nga forcat qeveritare, i prerë në besë nga strehuesi i tij Dung Tufa, që i hodhi helm në ushqim. U arrestua, pra, në gjendje gjysmë të vdekur. U shtrua fshehtas në spitalin e Durrësit. Me vendim nr. 370, datë 9 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “krime kundër popullit dhe shtetit” dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike. (Në fotografi: Dalip Merlika)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 298299.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/dalip-merlika/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img