Dervish Biba

Lexo ngjarje:

Lindi në Qafë–Murre, Peshkopi, Dervish Biba, aktor, regjisor. Mbaroi shkollën e mesme pedagogjike më 1960 (punoi 5 vjet mësues). Gjatë viteve 1965–1969 ndjek studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Janar 1970–1973, aktor-regjisor në Shtëpinë e Kulturës “Haki Stërmilli”, Peshkopi; 1973 gjer më 2002, kur del edhe në pension, ishte aktor në teatrin “Bylis” të Fierit. Ka realizuar rreth 70 role, shumë syresh role të para, të profilit dhe të formatit karakterial, kryesisht në drama dhe fare pak në komedi. Aktrimi i Dervish Bibës karakterizohet nga një ndjeshmëri e shkrirë në logjikën e saktë të veprimit, ku bie në sy vetëpërmbajtja, zhbirilimi në arsyet e reagimeve të forta të personazhit, raporti i qartë me situatën emocionale të tij, si dhe shpërthimet e herëpashershme që pasohen nga një shpërfaqje e motiveve të brendshme. (Në fotografi: Dervish Biba)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/dervish-biba-aktori-i-teatrit-bylis/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img