Engjëll Berisha

Lexo ngjarje:

Në Prizren lindi Engjëll Berisha, muzikolog, profesor universiteti, akademik. I përket brezit të parë të maturantëve të Shkollës së Muzikës në Prizren (1949–1953). Ndoqi studimet në seksionin teorik-pedagogjik në Akademinë e Muzikës në Beograd. Kreu studimet pasuniversitare të muzikologjisë në Akademinë e Muzikës në Sarajevë më 1981 dhe u magjistrua me “Zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës” (botuar më 1997). Për dhjetë vjet ligjëroi historinë e muzikës në shkollën e mesme të muzikës në Prizren (1958–1968), një kohë ishte drejtues i koreve të shkollës dhe shoqërisë kulturore-artistike “Agimi”. Gjatë atyre viteve shënoi suksese në koncerte e festivale në Kosovë e Slloveni. Punën prej mësimdhënësi të historisë së muzikës e vazhdoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1968–1975). Dispensa e tij “Historia e muzikës” (1975) ishte një kontribut i mirëpritur për literaturën e paktë universitare. Për dy dekada me radhë (1981–2000) botoi punime, vështrime, studime analitike për jetën dhe krijimtarinë muzikore në Kosovë e më gjerë. Ka ligjëruar pa ndërprerje një gjysmë shekulli lëndën historia e muzikës në të tria fazat e arsimimit muzikor, duke vazhduar edhe pas pensionimit si pedagog i jashtëm. Materien historike-muzikore brenda suazave universitare dhe të përmbledhur e ka paraqitur edhe në publikimin “Studime e vështrime për muzikën” (2004). Po atë vit ka botuar dhe tekstin shkollor “Arti muzikor” për të gjitha llojet e gjimnazeve (2004). Është nderuar me një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh, ndër të cilat edhe me çmimin kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”, të Ministrisë së Kulturës (2014). U nda nga jeta në vitin 2015. (Në fotografi: Engjëll Berisha)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 160.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Engj%C3%ABll_Berisha

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img