Faruk Begolli

Lexo ngjarje:

Në Pejë lindi Faruk Begolli, aktor, regjisor, profesor universiteti. Lindi në Pejë, në vitin 1944. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet për aktrim i mbaroi në Akademinë për Teatër, Film, Radio dhe Televizion në Beograd (1966). Luajti në mbi 60 filma e drama televizive, metrazhesh e zhanresh të ndryshme. Ishte një nga aktorët më të popullarizuar të filmit në ish-Jugosllavi. Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX ishte një nga pedagogët e parë të aktrimit në degën e dramës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Më vonë, më 1989, themeloi drejtimin e aktrimit dhe degën e artit dramatik në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Aty, deri më 2007, ligjëroi lëndën e aktrimit. Për disa vjet (2000–2005) ishte drejtor i teatrit “Dodona”. Krijimtaria e tij artistike si aktor zë fill më 1966 me filmat jugosllavë “Shikimi në bebezën e diellit” dhe “Ëndrra”. Më pas luajti role kryesore dhe dytësore në shumë filma të produksionit vendor. Rolet e tij në teatër ishin më të pakta. Gjatë viteve ’80 të shekullit XX luajti në disa nga shfaqjet e Teatrit Popullor Krahinor. Në Teatrin Kombëtar të Kosovës u rikthye më 2006, me kryerolin në dramën “Mbreti Lir” të Shekspirit. Në teatrin “Dodona”, kryesisht me studentët e tij, ka bërë gjithashtu regjinë e disa shfaqjeve teatrore. U nderua me mirënjohje dhe çmime të ndryshme në ish-Jugosllavi, si dhe në vitet e pasluftës në Kosovë. U nda nga jeta në vitin 2007. (Në fotografi: Faruk Begolli)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 137.

Fotografia: © https://mubi.com/en/cast/faruk-begolli

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img