U nda nga jeta Fatos Baxhaku, gazetar, historian, publicist e pedagog, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Lindi në Tiranë, në vitin 1964. Në vendlindje kreu arsimi 8-vjeçar dhe atë të mesëm. Gjatë viteve 1982–1986 studioi në Universitetin e Tiranës pranë Fakultetit Histori-Filologji, ku u diplomua në degën e historisë. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri më 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës shqiptare”. Në periudhën 1998–1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999–2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri më 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006–20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Nga viti 2015 punoi si gazetar në profesion të lirë. Fatos Baxhaku la gjurmë edhe në fushën e botimeve me një sërë librash, si: “Shoqëritë e masave fisnore të Shqipërisë së Veriut”, “Guidë për Shkodrën”, “Në Mirditë dhe rreth e rrotull”, “Roje”, “Çadra e kuqe: histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX–XXI” etj. Fatos Baxhaku është autor ose bashkautor i serialeve me reportazhe si edhe i shumë dokumentarëve televizivë. Pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës. Anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Institutin Shqiptar të Medias dhe OSBE (Organization of State Broadcasting Executives). (Në fotografi: Fatos Baxhaku)
Teksti: https://ata.gov.al/2022/08/16/perkujtohet-fatos-baxhaku-ne-3-vjetorin-e-ndarjes-nga-jeta/
Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare
Përpunim grafik: AHCF




