Ferdinand Radi

Lexo ngjarje:

Në Durrës lindi Ferdinand Radi, aktor e dramaturg. U aktivizua herët në lëvizjen amatore teatrore në Tiranë. si aktor, si regjisor dhe si dramaturg. Pas një kursi njëvjeçar për regjisor, në vitin 1972 filloi punë si aktor profesionist në “Teatrin e të Rinjve” pranë Institutit të Lartë të Arteve. Luajti aty disa role, por u pëlqye veçanërisht me rolin e punëtorit të uzinës (Tak-Faku) në dramën “Një shok i klasës sonë” të Kujtim Spahivoglit. Në vitin 1991 u emërua aktor në Teatrin Kombëtar. Ka interpretuar kryesisht role të dyta dhe episodike, duke synuar krijimin e karaktereve komike, njerëz të vrazhdët, shpotitës, tuhafë apo me vese. U aktivizua mjaft edhe në kinematografi, me 13 role. Ferdinand Radi ishte aktor me të dhëna fizike për llojet e komedisë: trupmadh, e folur e vrazhdët e në zhargon, mimikë shprehëse. Interpretimi i tij u dallua për vërtetësi, edhe në rastet e ekzagjerimit të veprimit apo të karikaturizimit të personazheve. Ishte hulumtues i ndodhive gazmore nga jeta e artistëve, në formë anekdotash, me të cilat hartoi një libër të posaçëm (2003). Ka shkruar edhe disa drama e komedi, ndër to më e arritura ishte komedia “Tetë persona plus” (1996), e cila pati një jetë të gjatë në skenën e Teatrit Kombëtar. Si regjisor u vlerësua për vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të komedisë “Inspektori” të Nikolai Gogolit (1999). (Në fotografi: Ferdinand Radi)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://gazetamapo.al/ferdinand-radi-vjen-mes-miqve-te-kinemase-dhe-humorit/

Përpunim grafik: AHF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img