Formimi i Brigadës XIX Sulmuese te Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Lexo ngjarje:

U formua “Brigada XIX Sulmuese” e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. U formua në Theollogo (sot Partizani) të Sarandës, me luftëtarë të batalioneve “Thoma Lula”, “Thanas Ziko” dhe “Pandeli Boçari” të Grupit IV të Zonës I Operative, me rreth 800 luftëtarë, që u organizuan në 3 batalione. Brigada filloi menjëherë veprimet luftarake për asgjësimin e garnizoneve të veçuara dhe goditjen e autokolonave gjermane, si dhe për shkatërrimin e forcave kolaboracioniste. Më 18 shtator 1944, batalioni i dytë i saj, në bashkëveprim me forcat e Brigadës XIV Sulmuese, çliroi Gjirokastrën. Në vijim të veprimeve luftarake mësymëse, një pjesë e forcave të Brigadës XIX Sulmuese, në bashkëveprim me Brigadën XIV dhe Brigadën XII Sulmuese, mori pjesë në luftimet për çlirimin e Sarandës dhe të Delvinës. Me urdhër të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, më 10 tetor 1944 Brigada XIX Sulmuese u caktua me detyrë për të siguruar kufirin bregdetar nga Vlora në Konispol. Brigada drejtohej nga komisar Vangjo Mitrojorgjin. Nga radhët e Brigadës XIX Sulmuese ranë 53 dëshmorë. Në fillim të vitit 1945 botoi gazetën “Vllazërimi”. (Në fotografi: Partizanë të Brigadës XIX Sulmuese)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 306.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img