Françesko Krispi (Francesco Crispi)

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Françesko Krispi (Francesco Crispi), personalitet politik e shtetëror italian me origjinë arbëreshe. Lindi në Ribera (Sicili), në vitin 1818. Bashkëpunoi me Garibaldin në revolucionin sicilian (1859) dhe u bë këshilltar politik i tij. U zgjodh deputet i parlamentit të parë italian që u hap në Firence (1861). Kryeministër i Italisë në vitet 1887–1891 dhe 1893–1896. Në politikën e jashtme përkrahu Aleancën Tripalëshe (Gjermani-Austro-Hungari-Itali) dhe depërtimin kolonial të Italisë në Afrikë, ku u formua kolonia italiane e Eritresë (1890). Si kryeministër përkrahu në vitet ’90 të shekullit XIX politikën e depërtimit ekonomik, politik e kulturor të Italisë në Shqipëri. Gjatë qeverisjes së tij u përpunua ideja e qarqeve politike të Romës për një “Shqipëri të pavarur” nën protektoratin e Italisë dhe u hap në Shkodër shkolla e parë katolike shtetërore italiane (1888). Nga viti 1896, kur kryeministër ishte Françesko Krispi, filluan të ngrihen shkolla të tjera italiane, fillore e profesionale, në Shkodër, në Durrës, në Janinë e në Vlorë. Në të gjitha këto shkolla mësimi jepej në fillim në gjuhën italiane, ndërsa në fillim të shekullit XX u fut në këto shkolla edhe mësimi i gjuhës shqipe. Me nismën e Françesko Krispit dhe falë dashurisë së arbëreshëve për gjuhën amtare shqipe, më 1895 u mblodh në Koriliano Kalabro (Corigliano Calabro) Kongresi Gjuhësor i Arbëreshëve të Italisë, ku u themelua “Shoqëria Kombëtare Shqiptare” (“Societa Nazionale Albanese”), e drejtuar nga Anselmo Lorekio. (Në fotografi: Françesko Krispi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1347–1348.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/francesko-krispi-qe-shqiptar-i-cilesuar-dr-denisa-tare/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img