Lindi në Durrës Gjergj Prevazi, koreograf, pedagog. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën e koreografisë, më 1987. Ka punuar si koreograf në teatrin “A. Moisiu” të Durrësit, koordinator në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” në Tiranë, ndërsa nga viti 1997 e në vijim si pedagog i koreografisë në Akademinë e Arteve, shef i katedrës së lëvizjes skenike (1997–2000). Ka bërë koreografi për Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, Prishtinë; pjesëmarrës në mbi 25 festivale, fitues i çmimit të parë “Delphino d’argento” në festivalin ndërkombëtar Music World, Fivizzano, Itali. I prirur drejt stilit modern si dhe një forme koreografike bashkëkohore, me punimet e tij Gjergj Prevazi i ka dhënë këtij lloj arti, në përgjithësi, një dimension të munguar por të domosdoshëm, ndërsa teatrit dramatik shqiptar shanse më shumë për vetëshprehje, kode të reja dhe ekspresivitet, për shënjime koreografike moderne e postmoderne dhe përvoja të paprovuara më parë, por të aplikueshme e të pranishme gjerazi në trendet e fundme europiane. (Në fotografi: Gjergj Prevazi)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://kohajone.com/gjergj-prevazi-emerohet-drejtor-i-teatrit-kombetar-eksperimental-kujtim-spahivogli/
Përpunim grafik: AHCF




