Halim Begeja

Lexo ngjarje:

Në Nju-Jork (SHBA) u nda nga jeta Halim Begeja. Lindi në një familje të hershme qytetare e intelektuale tiranase, në vitin 1916. Arsimin e mesëm e nisi në gjimnazin e Tiranës, por e përfundoi në atë të Shkodrës, në vitin 1938. Tërë jetën Halimi ia kushtoi çështjes madhore të ribërjes së Shqipërisë. Në vitin 1942 u detyrua t’i ndërpresë studimet, edhe pse ishte në vitin e fundit të tyre. Si shumë studentë të tjerë shqiptarë të edukuar me frymën patriotike, edhe ai kthehet në atdhe. Kundërvënia ndaj pushtimit fashist bëri që ta internojnë në Siena të Italisë, ku vazhdoi edhe studimet në Universitetin e Sienës, për të përfunduar vitin e fundit të Fakultetit të Drejtësisë. Pjesëmarrjen e tij në jetën politike të vendit, si pjesëtar i rinisë balliste, ai e shprehu në disa forma, ndër të cilat edhe si anëtar i delegacioneve të partisë së vet në Konferencën e Pezës dhe në Mbledhjen e Mukjes, të Tapizës etj. Halimi mori pjesë edhe në veprimet luftarake në zonën përreth Tiranës e Krujës. Në qershor të vitit 1944 shkon vullnetarisht në Kosovë si komandant i batalionit “Besnik Çano”, për të luftuar kundër komunistëve sllavë. Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, më 23 nëntor 1944, bashkë me nacionalistë të tjerë, përmes Tivarit, ai u largua nga Shqipëria për në Itali dhe pastaj për në Amerikë. Si emigrant politik, duke kryer një veprimtari të madhe, ai mbeti gjithnjë një antikomunist i vendosur. Halim Begeja ishte anëtar themelues i Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe sekretar i këtij komiteti. Me frymë patriotike vazhdoi veprimtarinë kudo që ishte, në Evropë dhe në SHBA. Në vitin 1995 dekorohet nga Presidenti i Republikës me medaljen “Për veprimtari patriotike”. (Në fotografi: Halim Begeja)

Teksti: https://gazetadielli.com/

Fotografia: © Xhoxhi L., koleksioni vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img