Impresum

info@albanianheritage.al

23.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026

Jani Minga

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i Lëvizjes demokratike (1920–1924), Mësues i Popullit. Lindi në fshatin Shënpjetër të Fierit. Shkollimin e parë e mori në Vlorë. Ndoqi Shkollën Normale në Qestorat (Gjirokastër) e në Çotil (Maqedoni e Veriut). Studimet e larta i kreu në Athinë për filologji. Dha mësim në shkollat greke të Ardenicës, Dhërmiut, Vlorës e Kaninës, ku, prej vitit 1895, u mësonte nxënësve fshehurazi edhe gjuhën shqipe. Ishte një ndër nismëtarët e hapjes së klubit patriotik “Labëria” dhe të shkollës së parë shqipe në Vlorë (1908), të shkollës shqipe në Kaninë (1910). Ishte një ndër delegatët e Vlorës në Kuvendin Kombëtar të nëntorit 1912 dhe mori pjesë në ngritjen e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qeveria e Përkohshme e Vlorës e emëroi drejtor të arsimit në Vlorë, Berat, Durrës e Gjirokastër. Gjatë përgatitjeve të Luftës së Vlorës, u arrestua nga autoritetet ushtarake italiane dhe u internua në ishullin e Sazanit (1920). Për nevojat e shkollës, Jani Minga botoi: “Abetare kombëtare shqip” (1920); “Gramatika e gjuhës shqipe” (1925). Gjatë viteve 1921–1924 Jani Minga punoi për demokratizimin e jetës së vendit e të shkollës, duke kërkuar që ajo të ishte kombëtare, laike, e njësuar dhe e detyrueshme për djem e për vajza, u aktivizua në shoqëritë e arsimtarëve dhe mori pjesë në kongreset arsimore të viteve 1922 e 1924. Qe në anën e forcave që mbështetën qeverinë e Fan Nolit, më 1924. Për veprimtarinë e tij u përndoq bashkë me familjen. Mori pjesë familjarisht në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dy djem të tij vdiqën në kampet naziste të përqendrimit. Është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”. (Në fotografi: Jani Minga)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1723–1724.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Jani_Minga

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Edi Luarasi

Në Tiranë lindi Edi Luarasi, aktore, “Artiste e merituar”.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img