Jul Bonati

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Jul Bonati, klerik i lartë katolik, Vikar i Përgjithshëm i Durrësit dhe i Vlorës. Kreu arsimin e lartë për filozofi dhe letërsi në Austri dhe në Padova të Italisë. U shugurua meshtar në Goricia (Itali), më 8 prill 1906. Shërbeu si prift në Padova, për pesëmbëdhjetë vjet në Stamboll, dhjetë vjet në Durrës dhe tre vjet në Vlorë. U arrestua në Durrës më 6 dhjetor të vitit 1946, me akuzën se “nën maskën e fesë ka lozur rolin e propagandës kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare; se ka urryer në kulm komunistët dhe ka qenë i lidhur ngushtë me spiunët e famshëm, se gjatë vitit 1944 ka udhëtuar në Itali, është krah i djathtë për italianët dhe ka marrë udhëzime nga mjeshtri i madh, Papa; ka ndenjur në Shkodër mbi tri javë dhe ka marrë udhëzime prej shokëve të tij priftërinj të Shkodrës, për veprim kundër Pushtetit Popullor dhe sidomos, kundër komunistëve; më pas është kthyer në Berat, ku ka ndenjur një javë e është takuar me një shok si veten e tij, mbaroi punë dhe u kthye në Vlorë, ku filloi avazin e parë dhe kërkoi të përgatisë një rrjet tjetër për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor. Prandaj Bonati me shokë kanë qenë spiunët më të rrezikshëm të Pushtetit Popullor”. U torturua çnjerëzisht. Për ta torturuar edhe më shumë, u mbyll në çmendinën e Durrësit, ku më 5 maj 1951 u masakrua nga të çmendurit. (Në fotografi: Jul Bonati)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 196.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img