Kastriot Islami

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Kastriot Islami, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1991–1992), që doli nga zgjedhjet e para pas vendosjes së pluralizmit politik, fizikan, profesor. veprimtar politik. Në vendlindje kreu shkollën e mesme dhe studimet e larta në degën e fizikës në Universitetin e Tiranës (1976). Në vitet 1976–1979 punoi në Laboratorin e Ndërmarrjes Gjeologji-Gjeodezi dhe në Drejtorinë e Metrologjisë Ligjore. Kreu studimet e plota pasuniversitare në Universitetin Paris XI, Orsay (1981–1985), ku mori gradën “Doktor i shkencave” në fizikë atomike e molekulare. Ka kryer edhe disa specializime pasuniversitare, ndër të cilat edhe në Laboratorin e Spektroskopisë Molekulare të Universitetit të Gissenit në Gjermani (1993–1995), me bursën e Fondacionit “Alexander von Humboldt”. Është autor i teksteve “Bazat e mekanikës kuantike” I (1989), II, (1990), bashkautor i teksteve “Ushtrime të zgjidhura të mekanikës kuantike” (2000), “Mekanika kuantike” (2002) dhe i monografise “Teoria e grupeve dhe zbatimet e saj në studimin e strukturës së lëndës” (1990). Ka botuar një varg artikujsh në shtypin shkencor të vendit e të huaj dhe ka marrë pjesë në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë prej vitit 1991 e në vijim; ministër i Arsimit (mars–prill 1991), kryetar i Kuvendit (prill 1991–mars 1992), zv.kryeministër (prill, 1998–tetor 1998), ministër i Financave (shkurt 2002 – dhjetor 2003), monistër i Punëve të Jashtme (dhjetor 2003 – shtator 2005. (Në fotografi: Kastriot Islami)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 306.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kastriot_Islami

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img