Kristo Pano

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Kristo Pano, mjek infeksionist, profesor. Në vendlindje kreu Politeknikumin Mjekësor. Ndoqi studimet e larta e u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës (1969). Shërbeu si mjek ushtarak në Pogradec (1969–1977). Prej vitit 1977 pedagog i lëndës “Sëmundjet ngjitëse” në Fakultetin e Mjekësisë, ku pati dhe funksione drejtuese si përgjegjës i katedrës së sëmundjeve infektive (1986–1993, 1996–2004) dhe dekan (1991–1992, 2003–2007); përgjegjës i shërbimit të sëmundjeve ngjitëse (1993–2003). Autor i monografisë “Parimet e mjekimit të sëmundjeve ngjitëse” (1982), “Hepatitet virale” (1985), i teksteve “Udhëzues i sëmundjeve ngjitëse” (1989), “Mjekimi i sëmundjeve ngjitëse” (1990, për pasuniversitarët), “Sëmundjet infektive” (1994, 1995), si dhe i broshurës “Sida” (2004, për studentë). Ka botuar një varg artikujsh në shtypin mjekësor. U nda nga jeta në vitin 2007. Në vitin 2010, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi pas vdekjes urdhrin “Mjeshtër i Madh”. (Në fotografi: Kristo Pano)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1925–1926.

Fotografia: © https://telegraf.al/speciale/prof-dr-bajram-hysa-prof-dr-kristo-pano-figure-madhore-e-mjekesise-dhe-arsimit-ne-shqiperi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img