Llukë Kaçaj

Lexo ngjarje:

Në Laç u nda nga jeta Llukë Kaçaj, këngëtar bas, Artist i merituar. Lindi në Bajzë (Ivanaj) të Kastratit (Malësia e Madhe) në vitin 1926. Arsimin e parë muzikor e mori në gjimnazin jezuit të Shkodrës. Studimet e larta për kanto i kreu në konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës (1951–1956). Filloi veprimtarinë në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku realizoi role kryesore në operat “Berberi i Seviljes” (Rosini), “Eugjen Onegin” dhe “Jolanta” (Çajkovski), “Aleko” (Rahmaninov), “Mrika” (Prenk Jakova). Zhvilloi veprimtari të dendur koncertore brenda dhe jashtë vendit (Rusi, Poloni, Bullgari, Hungari, Austri etj.). Me ariet e Filipit (“Don Karlos”, Verdi), Greminit (“Eugjen Onegin”, Çajkovski), Leporelos (“Don Zhuani”, Moxart), Gjinit (“Mrika”, Prenk Jakova) krijoi modele të spikatura të interpretimit vokal, duke nxjerrë në pah veçoritë interpretuese në gjithë diapazonin e zërit të tij kumbues, si dramaticitetin, temperamentin artistik, muzikalitetin e hollë dhe sidomos timbrin e ngrohtë me karakter dinamik. Më 1966 u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Karriera e tij u ndërpre më 1973, kur u burgos dhe u dënua me akuza politike. U nda nga jeta në vitin 2001. (Në fotografi: Llukë Kaçaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1082.

Fotografia: © Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Përpunim grafik: AHCF 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Alan Shepard

Në Kaliforni të ShBA-së u nda nga jeta Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img