Impresum

info@albanianheritage.al

23.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026

Maks Velo

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Maks Velo, arkitekt, piktor, shkrimtar, publicist dhe intelektual i shquar. Figura e artistit shqiptar Maks Velo është shumëpalëshe dhe mjaft e veçantë. Ai kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (inxhinieri ndërtimi/arkitekturë). Velo ishte arkitekt i mjaft ndërtesave publike, shoqërore, kulturore dhe industriale në Shqipëri, por njëkohësisht ai merrej edhe me pikturë. Më 1978, u arrestua dhe u dënua 10 vjet në burg politik për artin e tij modern jashtë normave të metodës së realizmit socialist. Krijimtaria e piktorit Velo ndahet në dy periudha: nga fillimet deri në vitet 1978, kur i sekuestrohen dhe i digjen 468 vepra nga policia shqiptare (me vendim gjykate), si dhe periudha pas vitit 1990, kur ai realizoi mbi 40 ekspozita vetjake në Shqipëri, Francë etj. Stili piktorik i Velos ishte i ndikuar nga piktura moderne evropiane, ku ndihet abstragimi i formës dhe stili individual. (Në fotografi: Vepra e Velos “Ndërtime të reja në Tiranë”, 1969, vizatim me penë.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 37

Fotografia: © Drishti Y., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Edi Luarasi

Në Tiranë lindi Edi Luarasi, aktore, “Artiste e merituar”.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img