Maksen Bungo

Lexo ngjarje:

Në Nju-Jork u nda nga jeta Maksen Bungo, shkrimtar. Lindi në Elbasan në vitin 1926. Në vendlindje kreu shkollën “Normale” dhe Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsi. U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për “krime kundër shtetit” dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Më 26 shkurt 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1950. Punoi si mësues në disa zona të thella, pasi doli nga burgu. Me rënien e regjimit komunist, botoi disa vepra: “Këneta e vdekjes” (roman, 1996), “Abaz Kupi” (monografi, 2001), “Nëna kosovare” (poemë, 2003), “Gruaja me të zeza” (tregime, 2008), “Rrugëtim me psherëtima” (roman, 2009). (Në fotografi: Maksen Bungo)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2011, faqe 211.

Fotografia: © Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img