Një ditë pas vrasjeve në Ribar të Vogël, më 19 prill 1999 ushtria dhe policia serbe vazhdoi reprezaljet edhe në Hallaq të Vogël. Me këtë rast u pushkatuan 20 shqiptarë. Dy nga ata i dogjën të gjallë, në një odë burrash të fshatit. Nga 40 meshkujt e grumbulluar, 13 i pushkatuan para syve të prindërve dhe fëmijëve të tyre, 2 prej të cilëve arritën të shpëtonin me plagë të rënda. Njërin nga banorët e fshatit, pas masakrimit, e dogjën. Një tjetri, para pushkatimit, i prenë dorën dhe i nxorën njërin sy. Të plagosurit nga vendi i ekzekutimit u dërguan në fshatin Krojmir të Lipjanit, ku u mjekuan nga mjekët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Në fotografi: Pamje e fshatit Hallaq.)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1055.
Fotografia: © https://www.fokusi.info/fshati-hallaq-i-lipjanit-ne-hall-me-komunen-kjo-eshte-arsyeja/
Përpunim grafik: AHCF




