Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 5 Prill, 2026

Masakra e Rezallës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e Rezallës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Rezallë të Skënderajt. Më 5 prill 1999 forcat serbe hynë në fshatin Rezallë dhe, duke shtënë me breshëri armësh, i detyruan banorët të tubohen në qendër të fshatit. Më pas banorët e tubuar i dërguan në një shtëpi të fshatit, ku u plaçkitën paratë, sendet me vlerë dhe dokumentet personale. Me atë rast i ndajnë në një anë meshkujt dhe më pas shtinë mbi 41 civilë të moshës nga 13–90 vjeç. Nga kjo masakër shpëtuan vetëm tre persona, gjithsej u vranë 38 persona, 29 prej të cilëve ishin nga fshati Rezallë, 7 nga fshati Morinë dhe dy nga fshatrat Llazicë dhe Prekaz. Një ditë më pas forcat serbe i varrosën të vrarët me ekskavator, ndërsa më 16 maj i zhvarrosën viktimat dhe i dërguan në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin ku kishin qenë të varrosur viktimat e kësaj masakre hodhën kafshë të ngordhura për të humbur gjurmët e krimit. Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998–1999) në këtë fshat janë të vrarë gjithsej 80 banorë të moshës nga 5 vjeç deri në 90 vjeç. (Në fotografi: Kompleksi memorial i varrezave në Rezallë.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1059.

Fotografia: © https://gazetapapirus.com/sot-shenohet-24-vjetori-i-masakres-se-rezalles/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Leka I

Më 5 prill 1939, në Tiranë, vetëm dy ditë para pushtimit fashist të Shqipërisë, në pallatin mbretëror lindi Leka I, djali i mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldina.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img