U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh. Lindi në Portkanuni (it. Portocannone), Molise të Italisë. At Bulmeti arriti në Shqipëri në fund të vitit 1991, pak pas rënies së regjimit komunist, pasi ishte kthyer nga një mision i shkurtër në Madagaskar. Ai kishte lindur në një vend me origjinë shqiptare dhe brenda vetes ndiente fuqishëm gjakun shqiptar e nostalgjinë e rrënjëve të tij të vjetra. At Bulmeti shërbeu si famullitar në Gurëz (Lezhë) dhe kaloi tetë vitet e fundit të jetës së tij duke dhuruar vetveten pa rezerva për të ndihmuar popullsinë e kombit shqiptar të sapodalë nga diktatura komuniste, dhe për të ndihmuar në rindërtimin e Kishës Katolike dhe të shoqërisë shqiptare. (Në fotografi: At Mikele Bulmeti)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Fotografia: © http://www.archivioradiovaticana.va/
Përpunim grafik: AHCF




