Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko), shkrimtar, ekonomist, kritik letrar, përkthyes e folklorist. Lindi në Pogradec. Kreu shkollën e mesme tregtare rumune të Selanikut dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua në Akademinë e Shkencave Ekonomike të Bukureshtit (1931), ku mori dhe titullin doktor i shkencave ekonomike (1934). Në Rumani punoi si nëpunës e drejtor banke dhe shkroi e botoi disa vepra për probleme ekonomike e financiare të Shqipërisë e Ballkanit (1932–1938). Më 1942 u kthye në Shqipëri. Më 1944, së bashku me Vedat Kokonën e Sterjo Spassen nxorën në Tiranë të përdyjavshmen “Revista letrare”. Fill pas çlirimit punoi në Bankën e Shtetit. Është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve. Në vitet 1947–1949 bëri dy vjet burg politik. Më pas punoi si përkthyes në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Bëri emër si tregimtar me përmbledhjet “Netë shqiptare” (1938), “Ago Jakupi e të tjera rrëfime’ (1943), “Kapllan Aga i Shaban Shpatës” (1944). Po në këto vite botoi përmbledhjen folklorike “Këngë e britma nga qyteti i djegur” (1944), si dhe vëllimin poetik “Sulm e lot” dhe librin me pamflete “Havadan më havadan”. Pas Çlirimit botoi librat për fëmijë “Pylli i gështenjave” (1958), “Xinxifillua” (1962) dhe “Tregime të moçme shqiptare” (1965) – një përmbledhje baladash e legjendash popullore të ritreguara në mënyrë mjeshtërore. Me stilin e tij të veçantë dhe mënyrën origjinale të rrëfimit krijoi shkollë të tregimit shqiptar, duke lëvruar kryesisht tipin e rrëfenjës. Vendin kryesor në prozën e Mitrush Kutelit e zënë përfaqësuesit e vegjëlisë së fshatit e të qytetit, që luftojnë për mbrojtjen e tokës dhe të nderit, mërgimtarë që vuajnë në dhe të huaj, kaçakë e trima të çartur që rebelohen kundër padrejtësive shoqërore, trimëritë dhe doket e ashpra, poezia e fëmijërisë dhe malli për një të kaluar ëndërrimtare, natyra magjepsëse, jeta e qytetit të lindjes dhe e krahinave përreth, të paraqitura shpesh përmes një etnografizmi piktoresk. (Në fotografi: Mitrush Kuteli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1429.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mitrush_Kuteli

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img