Në Shkodër u nda nga jeta Ndre Lufi, klerik katolik. Lindi në Shkodër, në vitin 1888. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa të lartat, ndërsa studimet për filozofi e teologji i kreu në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 30 korrik 1919. Meshën e parë e mbajti pas kthimit në atdhe, te Kisha e Zojës, në kala të Rozafës. Për dhjetë vjet shërbeu si famullitar në Abacinë e Mirditës. U arrestua më 22 gusht 1950, sepse nuk bëri kompromis me shtetin dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U lirua më 1959. Pas mbylljes së kishave, jetoi pranë nipërve të tij. U varros në varrezat e Rrmajit (varrezat katolike të Shkodrës). (Në fotografi: Dom Ndre Lufi)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 103–104.
Fotografia: © https://www.voal.ch/don-ndre-lufi-ishte-trim-nga-fritz-radovani/
Përpunim grafik: AHCF




