Në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Puna” (1945–1990), gazetë politiko-shoqërore, organ i këshillit të përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Botohej dy herë në javë. Trajtonte probleme të veprimtarisë së Bashkimeve Profesionale, pasqyronte punën në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit dhe jepte informacione për lëvizjen sindikale në botë. U mbyll në qershor të vitit 1990. (Në fotografi: Ballina e një nga numrat e gazetës “Puna”.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2126.
Fotografia: © https://wiki.shqipopedia.org/puna
Përpunim grafik: AHCF




