Odhise Paskali

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Odhise Paskali, skulptor, Skulptor i Popullit, akademik. Lindi në Përmet në vitin 1903. Më 1919 shkoi në Itali, ku kreu liceun (1923) dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, me synimin për të studiuar albanologji, por u mor njëkohësisht edhe me skulpturë. Në 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit. Në Shqipëri, Odhise Paskali mori pjesë në krijimin e shoqërisë “Miqtë e artit”, që organizoi ekspozitën e parë kombëtare të “Artit të thjeshtë” (1931). Më 28 nëntor 1932 u përurua në Korçë përmendorja e “Luftëtarit Kombëtar”, një kryevepër e autorit dhe e skulpturës shqiptare. Po atë ditë u përurua në Vlorë statuja e “Flamurtarit” mbi varrin e Ismail Qemal Vlorës. Pas çlirimit Odhise Paskali krijoi buste të heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, disa nga të cilët u vendosën në sheshe qytetesh. Odhise Paskali bashkë me Andrea Manon dhe Janaq Paçon realizuan monumentin e Skënderbeut në Tiranë (1968). Me vërtetësi deri në hollësitë, siluetat e japin heroin në një lëvizje parade, me shpatën mbështetur anash dhe kokën energjike të ngritur si luftëtar dhe burrë shteti. Në vitet ’70 të shekullit XX e më pas, Odhise Paskali krijoi buste të atdhetarëve e luftëtarëve të shquar të Rilindjes Kombëtare, si Naum Veqilharxhi, Zef Serembe, Idriz Seferi. Ai bëri interpretime të reja të Naim Frashërit, të Jeronim de Radës në një stil më të lirshëm plastik. Portretet realiste që gdhendi në këto vite, dallohen për një trajtim plastik që reflekton tipin dhe karakterin e personazhit. Odhise Paskali punoi edhe bustet e drejtuesve të shtetit shqiptar, Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës. Skulptura e Odhise Paskalit përgjithësisht realiste, përçon një frymëzim të thellë patriotik kombëtar, por nuk mbeten jashtë lirizmi dhe përgjithësimi simbolik filozofik. Është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit”. (Në fotografi: Odhise Paskali)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1953–1954.

Fotografia: © http://akad.gov.al/ash/home/asambleja/anetar/te-ndare-jeta?id=617

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img