Pal Maria Parrino

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Pal Maria Parrino, studiues i shquar arbëresh. Lindi në Palazzo Adriano (Sicili). Ishte studiues i shumë disiplinave në shkencat humane, si gjuhësi, histori e letërsi, shkruante poezi në arbërisht. Ishte mësues i shumë figurave të ndritura në historinë e albanologjisë, ndër të cilët Nikolla Keta, i cili ka dëshmuar për seriozitetin e Parrinos në kërkimet e tij dhe korrektësinë ndaj të dhënave shkencore. Ka qenë rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos dhe një nga pasuesit më të denjë të veprimtarisë akademike të Gjergj Guxetës. Njihet si autori i një vepre prej 600 faqesh të mbetur në dorëshkrim, ku në 12 kapituj argumenton shkencërisht, duke u mbështetur në fakte gjuhësore dhe historike, identitetin e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre ilire. Për këtë arsye, ai konsiderohet si themeluesi i ideologjisë romantike iliro-shqiptare. (Në fotografi: Panoramë e komunës Palazzo Adriano (Sicili).)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://it.wikipedia.org/wiki/Palazzo_Adriano

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img