Lindi në Tiranë Petraq Xhillari, aktor. Më 1971 filloi punë në Teatrin Popullor. Vijoi aty gjer më 1994, kur ngriti të parin teatër privat në Shqipëri pas viteve ’90, të cilin e quajti “Kafe-teatër”, por që nuk mundi ta mbajë gjatë për mungesë financimi. Interpretoi mjaft role të dyta dhe episodike, duke ravijëzuar karaktere interesante. Loja e tij u shqua për dinamikën dhe energjinë, e shoqëruar nga një gjest ekspresiv dhe mënyrë sjelljeje e besueshme, gati natyrale. Petraq Xhillari ka qenë i parapëlqyer edhe në kinematografi, ku ka interpretuar në rreth 12 role, si në filmat: “Njeriu me top”, “I treti”, “Mysafiri”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” etj. U nda nga jeta në vitin 2014. (Në fotografi: Petraq Xhillari)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/profil-i-aktorit-petraq-xhillari-1943-2014/
Përpunim grafik: AHCF




