Rasim Rrahman Kiçina

Lexo ngjarje:

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Baincë të Drenasit. Kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes, ndërsa gjimnazin në Drenas. Ishte student në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Në fillim të viteve ’90 mbajti kontakte me veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës. U përfshi në radhët e grupeve që kryenin aksione të armatosura kundër policisë serbe. Më 28 shkurt 1998, së bashku me luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mori pjesë në betejën që u zhvillua në Likoshan. Në pranverë të vitit 1998, me bashkëluftëtarët e tij themeloi kazermën lokale ushtarake në Baicë, ku stërviteshin luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte ndër themeluesit e njësitit luftarak “Alfa”. Mori pjesë në dhjetëra aksione dhe në shumë beteja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si në Kijevë, në grykën e Llapushnikut etj. Rasim Kiçina bënte pjesë në rrethin e ngushtë të eprorëve të Shtabit të Përgjithshëm. Më 30 maj ra në pritë të forcave armike në dalje të Negrocit, në rrugën drejt Arllatit, ku dhe u vra. Në vitin 2009, presidenti i Kosovës i ndau Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Rasim Kiçina)

Teksti: Fjalori Enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 787.

Fotografia: © https://trimat.al/hero/rasim-kicina

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Shkatërrimi i Kishës Katolike të Shën Mërisë

Në kuadër të luftës kundër objekteve të kultit, u hodh në erë me dinamit kisha katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, e ndërtuar në shekullin XIII.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img