Pjetër Gjoka

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Pjetër Gjoka, (1912–1982), aktor, Artist i Popullit. Lindi në Ulqin. Debutoi në teatrin amator të Shkodrës që në vitin 1936. Në vitin 1945 hyri në trupën e Teatrit Popullor. Ndër rolet e para të tij është ai i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajrija” të Kolë Jakovës (1950). Rolet më të arritura të tij janë: inxhinier Zabelini (“Orët e Kremlinit” e N. Pogodinit, 1957), Klaudi (“Hamleti” e Shekspirit, 1960), Dogsboruja (“Arturo Ui” e B. Brehtit, 1971), Piloja (“Shënomëni dhe mua” e H. Minarollit, 1976). Roli i tij më i realizuar artistikisht mbetet figura e priftit te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1972), dramatizim i romanit të Ismail Kadaresë. Pjetër Gjoka krijoi në skenë figura me botë të pasur shpirtërore, me luftë psikologjike, në përpjekje për identitet e vetjakësi. Dha ndihmesë edhe në kinematografi, duke interpretuar në disa filma, si “Tana”, “Në prag të lirisë”. (Në fotografi: Pjetër Gjoka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 854.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Pjet%C3%ABr_Gjoka

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img