Rifat Kukaj

Lexo ngjarje:

Në Ulqin u nda nga jeta Rifat Kukaj, shkrimtar, përkthyes letrar. Lindi në fshatin Terstenik të Drenasit (Kosovë), në vitin 1938. Kreu shkollën fillore në vendlindje, kurse “Normalen” në Prishtinë. Punoi si mësues dhe drejtor shkolle në fshatin e lindjes, pastaj gazetar dhe redaktor në emisionet për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq kohën më të gjatë të punës ishte redaktor i botimeve për fëmijë në redaksinë e botimeve “Rilindja”. I takon grupit të shkrimtarëve që sollën dhe avancuan shprehjen moderne në letërsinë tonë për fëmijë, si dhe bartën barrën e zhvillimit të kësaj letërsie në Kosovë. Numri i veprave të tij është shumë i madh dhe ato janë të të gjitha zhanreve letrare: poezi, tregime, romane, ilustracione, humoreska, radiodrama, skeçe etj. E shquan një shprehje e ngrohtë, që vjen si rezultat i frymëzimit të thellë dhe është komunikuese me lexuesin, sidomos me fëmijët. Është shkrimtari ynë me numrin më të madh të romaneve për fëmijë, ndër të cilët: “Bardhi e Mirushja” (1968), “Lepuri me pesë këmbë” (1971), “Zogu i bardhë” (1989) etj. Po ashtu botoi një numër të madh përmbledhjesh me tregime dhe përmbledhje me poezi. Botoi edhe ilustracione për fëmijë dhe u mor edhe me përkthime letrare, sidomos nga gjuha sllovene. Për krijimtarinë e tij letrare iu dhanë çmime dhe mirënjohje të shumta. Vepra e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë të huaja. (Në fotografi: Rifat Kukaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 910.

Fotografia: © https://www.koha.net/perkujtime/264/rifat-kukaj/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img