Lindi në Tiranë Roland Koça, aktor. Shkollën e mesme e kreu në Durrës. Në vitin 1974 u pranua në studion teatrore pranë Teatrit Popullor. Si aktor erdhi nga lëvizja amatore. Në maj të vitit 1973 u emërua aktor profesionist në Estradën e Durrësit. Ka interpretuar role kryesore në rreth 100 premiera të kësaj estrade apo shfaqje të tjera, kryesisht në komedi njëaktëshe, skeçe, monologë, dialogë, parodi e kuplete. Loja e tij dallohet për mishërimin e tipave të veçantë, disi të qetë e naivë në dukje, të ngadaltë e bablokë, herë-herë të gjymtë apo me defekte fizike në të folur etj. Ka vetësiguri në skenë, luan mirë me mimikën, me syrin e hutuar, realizon një bashkëveprim organik me partnerin. (Në fotografi: Roland Koça)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://www.facebook.com/photo.php?fbid=299028126009629&id=100077073323592&set=a.116991230879987&locale=sl_SI
Përpunim grafik: AHCF




