Sandër Prosi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Sandër Prosi (Aleksandër), aktor i teatrit dhe i kinematografisë, Artist i Popullit. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Më 1941 kishte rolin e Vilhelm Telit në dramën e Fridrih Shilerit, që nuk u lejua të shfaqej nga autoritetet fashiste. Punën si aktor në Teatrin Popullor e nisi më 1948. Ka luajtur në dramat shqiptare: “Toka jonë” (Kolë Jakova), “Furrnalta” (Ruzhdi Pulaha), “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (sipas romanit të Ismail Kadaresë, dramatizuar nga Pirro Mani), dhe në dramat nga letërsia e huaj: “Hamleti”, “Otello”, “Intrigë dhe dashuri” etj. Si artist në fushën e kinematografisë interpretoi me mjeshtëri role të rëndësishme në mjaft filma, si në: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Në fillim të verës”, “Nëntori i dytë” etj. Sandër Prosi interpretoi më se 100 role në skenë e në ekran, ku krijoi figura, si: Dhaskal Todri, Ismail Qemal Vlora, Jaho Labi, Otelloja, Horati etj. Ishte aktor kryesisht i planit tragjik-dramatik, me zë të ngrohtë, lëvizje të qeta, fjalë të rrjedhshme; kryesisht u shqua në vizatimin e figurave epiko-heroike, të prijësve apo njerëzve të thjeshtë fisnikë me botë të pasur shpirtërore, që pranojnë sakrificën. U nda nga jeta në vitin 1985. (Në fotografi: Sandër Prosi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2114.

Fotografia: © http://tv1-channel.tv/2018/04/18/intervista-te-pathenat-dhe-mania-e-persekutimit-qe-i-moren-jeten-sander-prosit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img