Serafin Fanku

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Serafin Fanku, regjisor, aktor, dramaturg, Artist i Popullit. Ndoqi studimet e larta për regji filmi në Akademinë e Arteve në Pragë (1959–1960) dhe më pas për aktor në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu” (1960–1963). Në vitin 1964 filloi punën si aktor e më pas si regjisor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ka vënë në skenë rreth 125 vepra në teatrot e Shkodrës, Tiranës, Shkupit, Durrësit, Gjakovës, Strugës, Fierit etj. Si regjisor dallohej për trajtim të thelluar dhe elegant të veprës dhe për kulturë të pasur skenike (“Fisheku në pajë”, “Toka jonë”, “Këshilli i ndrikullave”, “Gjaku i Arbrit”, “Baca i Gjetajve”). Në vitet ’90 të shekullit XX Serafin Fanku i pasuroi dukshëm format shprehëse, duke aplikuar metafora të guximshme në mizanskenë dhe duke parapëlqyer trajtime mitologjike të përpunuara. Ishte krijues i Teatrit Poetik pranë teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Në dramat e shkruara prej tij, si “Çmurosja”, “Pse?”, “Trokitje në dyert e dhimbjes”, krahas tragjikes spikat edhe një anë groteske, si dhe qëndrimi sfidues ndaj realiteteve shoqërore të ngurtësuara. U nda nga jeta në vitin 2007. (Në fotografi: Serafin Fanku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 646.

Fotografia: © https://www.facebook.com/SerafinFanko/photos/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img