Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri të Trashëgueshme Kushtetuese Demokratike”

Lexo ngjarje:

Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri të Trashëgueshme Kushtetuese Demokratike dhe Ahmet Zogun si “Mbret të shqiptarëve”. Nga viti 1928 e gjatë gjithë dekadës në vazhdim, Shqipëria hyri në një periudhë stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik. Mbreti Zog aplikoi një kod civil progresist (1929), i cili dënonte skllavërinë dhe garantonte liritë civile, pavarësinë institucionale, lirinë e fjalës, pronën private dhe harmoninë fetare. Mbreti Zog ndërmori gjithashtu reforma në sektorin e bujqësisë, ku u hodhën hapat e parë në reformën agrare. Monarkia mbështeti projektet infrastrukturore, si ndërtimin e rrugëve dhe të urave, porteve detare dhe aeroporteve, ndërtesave të reja qeveritare dhe qendrën e qytetit të Tiranës. Arsimi u bë një prioritet. U ndërtuan shkolla të reja dhe qeveria filloi të jepte bursa për studentët. Viti 1930 solli gjithashtu një periudhë të emancipimit social, duke përfshirë të drejtën e grave për të votuar, si dhe rritjen e tregtisë me vendet evropiane. Pasaporta e Mbretërisë së Shqipërisë mundësoi lirinë e lëvizjes, ndërsa monedha shqiptare këmbehej në nivel ndërkombëtar. Mbreti Zog arriti të ishte i suksesshëm edhe në kufizimin e impaktit në ekonomi të shkaktuar nga kriza e viteve 1929–1939. Pas shekujsh ndarje sipas fiseve, Mbretëria Shqiptare arriti të konsolidojë me sukses Shqipërinë dhe Mbreti Zog ngriti ura lidhëse mes ndarjes kulturore lindje-perëndim. (Në fotografi: Mbreti Zogu I.)

Teksti: https://albanianroyalcourt.al/sq/zog-i-mbret-i-shqiptareve/

Fotografia: © https://albanianroyalcourt.al/sq/zog-i-mbret-i-shqiptareve/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img