Skënder Çaçi

Lexo ngjarje:

Në Podë të Leskovikut lindi Skënder Çaçi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Mori pjesë në qëndresën kundër fashizmit që në ditët e para të pushtimit. U internua në ishullin Ventotene (prill 1939 – gusht 1941). Pas kthimit në atdhe, vazhdoi veprimtarinë antifashiste dhe u burgos përsëri. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që me themelimin e saj. Mori pjesë në aksione të guximshme të njësiteve guerile në Tiranë (1942). U caktua komisar politik i çetës së parë të Skraparit (1942) dhe më pas komisar politik i batalionit partizan të Gorë-Oparit (1943). U vra në luftë kundër forcave gjermane në Gurin e Kamjes në Mokër, në vitin 1943. (Në fotografi: Skënder Çaçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 370.

Fotografia: © Xhoxhi L., koleksioni vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img