Sotiraq Çili

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Sotiraq Çili, aktor i suksesshëm i teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe i Kinematografisë Shqiptare. Lindi në Korçë, në vitin 1942. Kreu studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve dhe për shumë vite ka qenë aktor i teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, institucion me të cilin ka dhënë edhe ai një pjesë kontributi në historinë e teatrit korçar. Por më shumë është i njohur në kinematografi, i aktivizuar në një numër të konsiderueshëm të filmit shqiptar. E fillon me rolin e një oficeri gjerman në vitin 1968, në filmin “Prita”, e më pas mund të përmendim, “Montatorja” (1970) – brigadieri i ndërtimit, “Flamur në dallgë” (1977) – koloneli Karar, “Një udhëtim i vështirë” (1977), “Hetimi vazhdon” (1977), “Tomka dhe shokët e tij” (1977) – Tomorri, “Gjeneral gramafoni” (1978), “Pas gjurmëve” (1978) – Guri, “Përtej mureve të gurta” (1979), “Karnavalet” (1979), “Kronikë e një nate” (1990) – Nikollaj etj. Sotiraq Çili ka patur një lojë interpretuese të thjeshtë me një natyrshmëri që synon të zbulojë sjelljen organike të personazheve, ndonëse në momente turbullirash e mërish, gjasa për më shumë dramacitet parapëlqehen prej tij të anashkalohen. (Në fotografi: Sotiraq Çili)

Teksti: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/

Fotografia: © https://mubi.com/cast/sotiraq-cili

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img